1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjendet pa shenja jete një zyrtar policor në Prizren

Rekomandime

Një zyrtar policor në Prizren është gjetur i pa shenja jete sot gjatë ditës në fshatin Tupec të kësaj komune.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

- Advertisement -

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai për Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit