7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndodhë edhe kjo: Aeroporti i Kukësit quhet Zayed në nderim të Kosovës!

Rekomandime

Sot në Aeroportin e Kukësit që quhet “Zayed” është realizuar fluturimi i parë.

- Advertisement -

Por pse është vendosur që ky aeroport të quhet “Zayed”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për hapjen e aeroportit të Kukësit ka thënë se ky aeroport do ta mbajë emrin ”Zayed” në nder të Princit të Kurorës të Emirateve Arabe.

Kjo për shkak të ndihmës që ai ka dhënë gjatë periudhës së luftës së Kosovës kur shumë kosovarë u zhvendosën në Kukës.

- Advertisement -

”Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota. Midis tyre erdhi dhe dikush që sot është Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhamed bin Zayed, i cili është i biri i një prej burrave më të urtë që me mençurinë e tij arriti t’i japë jetë atyre që sot e njohin si Emiratet e Bashkuara Arabe. I ati e nisi të birin që shoqërohej nga ai që sot është Kryeministri i Dubait dhe erdhën këtu për t’u kujdesur për refugjatët e luftës”, pati thënë Rama gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti, në prill të këtij viti.

”Dhe plaku i urtë kishte dhënë urdhër që urgjentisht të hapej pista. Dhe gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie solidariteti për ata që kishin nevojë në atë moment për gjithë forcën e vëllazërisë. Princi i Kurorës e kujton edhe sot që kur ai ishte këtu i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “të gjithë ju që jeni aty bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave që asnjë familje mos t’i mungojë ushqimi”, pati thënë më tutje kryeministri Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit