4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

19 vjeçarja iku pa u bërë nuse, flakët e Velipojës dogjën “vellon” e saj

Rekomandime

Daniela Gjoka, vetëm 19 vjeçe, kishte planifikuar të martohej në muajin gusht, por ëndrrat dhe rrugëtimi i jetës së saj u u ndërpre tragjikisht në mes pas një shpërthimi të frikshëm të bombolës në hotelin ku ndodhej me nënën, motrën dhe vëllain e saj.

- Advertisement -

Ata ishin në gjumë dhe një bombola, e cila sipas ekspertizës e vendosur te kampingu plasi duke lënë të plagosur një familje me 4 anëtarë, duke pësuar se dëmtime në trup nga zjarri me shkallë të djegies së lartë 75% deri në 90% . Daniela ishte një prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, e cila nuk mundi ta fitojë luftën me vdekjen.

Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh në këtë betejë në një spital në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen e saj, të cilët janë në gjendje kritike për jetën . Hoteli disakateëh në pronësi të kësaj familjeje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu që peshonte 3-5 kg.

Ajo që eshtë më e dhimbshme është Daniela do martohej në muajin gusht, mirëpo ëndrra e saj nuk u bë dot realitet. Daniela nuk u vesh me fustani e bardhë të ëndrrave dhe të martohej me djalin që kishte dashuruar pasi një aksident i kushtoi asaj jetën dhe i shoi ëndrrat.

- Advertisement -

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Daniela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç. Një pakujdesi çoi në një aksident fatal në humbje jete dhe familje në gjendje të rëndë.

Të gjithë ne duhet të bëjmë kujdes që ngjarje të tilla të mos përsëriten më por të jetojmë dhe të gëzojmë të lumtur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit