14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Nga BE-ja e paralajmërojnë Serbinë: Pranojeni GJEN0ClDlN, nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë

Rekomandime

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e vlktimave të GJEN0ClDlT në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë GJEN0ClDlN dhe lavdërojnë krlminelët e Iuftës, derisa theksoi se GJEN0ClD nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

- Advertisement -

Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si GJEN0ClD, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt GJEN0ClDl para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar GJEN0ClDlN dhe për t’i lavdëruar krlmineIët e Iuftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

Komisioneri evropian tha se GJEN0ClDl nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

- Advertisement -

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë GJEN0ClDlN në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë vlktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe GJEN0ClDlN. Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur GJEN0ClDl përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se GJEN0ClDl ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis GJEN0ClDlT, GJEN0ClDl është GJEN0ClD. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Ai tha se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë.

- Advertisement -

Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e GJEN0ClDlT të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vr,anë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit