13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë

Rekomandime

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate, raporton Kosova ime.

Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.

- Advertisement -

Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

- Advertisement -

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit