0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ndodh edhe kjo në Rusi, tanku 40-tonësh që kushton tre milionë dollarë rrokulliset gjatë transportimit dhe përfundon në asfalt

Rekomandime

Pjesëtarët të ushtrisë ruse, kanë rrokullisur një tank të tipit T-80 që peshon 40 tonelata. Gjithçka ndodhi në Sahalin gjatë transportimit të tij me një mjet tjetër motorik.

E për këtë po fajësohet shoferi i kamionit për transportimin e tankeve, pasi nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet në terren kur u kthye në të majtë, ku si pasojë tanku rrëshqiti nga platforma dhe përfundoi i rrokullisur në asfalt.

- Advertisement -

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por disa vetura janë shkatërruar kur tanku ra përmbys dhe kupola e saj goditi mjetet e parkuara.

Në kumtesën e ushtrisë ruse thuhet se tanku vlera e të cilit kap shumën e rreth tre milionë dollarëve, nuk është dëmtuar dhe pas intervenimit është rikthyer në bazën ushtarake.

Kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse bëhet objekt tallje, kjo për faktin se u mungon teknologjia e avancuar për transportimin e mjeteve ushtarake si dhe mungesa e profesionalizmit në shumë raste u ka kushtuar shtrenjtë shoferëve që i transportonin ato.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit