13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Edhe 300 të heImuar sot në Decan, nuk është uji, a ka shpërthyer aty një virus i panjohur

Rekomandime

Në Deçan, gjatë 24 orëve të fundit, 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të heImimit.

- Advertisement -

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1,062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të heImimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.

- Advertisement -

Dyshimet zyrtare për shkakun e heImimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marra nga kjo komunë, por shkaku i heImimit nuk është përcaktuar ende.

- Advertisement -

Më 13 korrik, autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente në Deçan, për shkak të heImimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini” ka njoftuar qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji është i sigurt.

Edhe IKSHP ka njoftuar se uji është i pastër në bazë të analizave.

Fatkeqësisht rastet e reja po vazdhdojnë të paraqiten dhe nuk dihet ende shkaktari. Dyshimet mund të shkojnë edhe tek ndonjë virus i panjohur. Autoritetet shëndetësore duhet të merren intenzivisht me rastin dhe të kërkojnë ndihmë edhe prej menakizmae të specizalizuar ndërkombëtar deri në zbulimin e shkaktarit dhe përfundimit të kësaj situata të rëndë në të cilën po kalon Komuna e Decanit dhe mijëra banorë të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit