2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edhe nesër temperatura përvëluese, të premten mos dilni pa çadër

Rekomandime

Mbetet shumë nxehtë edhe të enjten. Të premten pasdite rrebeshe e bubullima. Fundjava me mot jostabil, me rrebeshe e bubullima kohëpaskohe. Temperaturat në rënie.

14.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell mbetet edhe ditën e enjte, me mundësi që vonë pasdite përreth viseve malore të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa ditën e premte mbetet mot i nxehtë, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

- Advertisement -

E ky mot jostabil që fillon të premten, do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës, ku po pritet të mbajë një mot mjaft aktiv, me vransira e diell, e kohëpaskohe do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima, madje edhe orëve të natës. E rrebeshet ka gjasatë jenë mjaft intenzive, që lokalisht mund të sjellin reshjet të mëdha, me mundësi edhe për breshër.

Mot jostabil pritet edhe në fillim të javës së ardhshme me zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare. Nga dita e shtunë dhe në fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, e në fundjavë zbret në vlera të larta, megjithatë që nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.
15.07 – Mbetet shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

- Advertisement -

16.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe rrebeshe me bubullima, vende-vende me reshje më intenzive.
17.07 – Diell e vransira. Që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Rrebeshet mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.
18.07 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet ka gjasa të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
19.07 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 17C deri 19C, e maksimalet pësojnë rënie, nga 35C të enjten, në 27C deri 29C ditëve të fundjavës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies lehtë nën vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit