7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasada amerikane për helmimet në Deçan: Gazetarë dhe qytetarë injoroni thashethemet, pritni për faktet

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar për helmimet e qytetarëve në Komunën e Deçanit. Në një postim në Twitter ambasada e ShBA-së ka bërë thirrje që të injorohen thashethemet dhe të pritet për faktet.

Ambasada amerikane në reagim ka shkruar se nga testet e para Ministria beson se bakteriet janë shkaku i simptomave të të helmuarve.

- Advertisement -

Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan.

Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarë, qytetarë – injoroni thashethemet. Prisni për fakte”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Në mostrat e ujit të marra nga IKSHPK në Deçan janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm. Në këtë komunë tashmë rreth 2 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit. Qytetarët janë shprehur se dyshojnë që helmimi u ka ardhur nga uji.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit