Gazetarja e lajmeve rozë të prestigjozes E!News është infektuar me variantin Delta pasi ishte vaksinuar.
Lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja në rrjetet sociale, ku ka treguar eksperiencën e saj pas infektimit me variantin Delta.
Ajo tregon se u infektua, pasi u përkujdes ndaj një personi të pavaksinuar, për të cilin mendonte se ka vetëm grip të thjeshtë dhe asgjë për tu shqetësuar.
“Delta është i pamëshirshëm dhe shumë ngjitës, u infektova pas vaksinimit,” shkruan gazetarja në Instagram.
Postimi i plotë
“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar.
Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmurë me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam.
Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lë me kaq kujdesin.
Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.”