Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Gani Krasniqi ka kërkuar llogari nga ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu duke thënë se shteti nuk është duke vepruar në lidhje me pronat që po ndërtohen nga shteti serb në pjesën veriore.
Krasniqi i është drejtuar Aliut duke thënë se ku është veprimi i shtetit, shkruan Gazeta Infokus.
“Çështja është se e njëjta gjë në pjesën veriore të Mitrovicës është duke ndodhur kolonializmi i asaj pjese para syve tonë dhe botës. Janë mbi 100 banesa kolektive më e vogla është për 12 banesa. Banesat janë duke u ndërtuar edhe në pronat private të ndërtuara nga shteti serb, duhet ti them ku është veprimi i shtetit”, ka delaruar ai.