Ma i miri babes na la sot – Babai i të riut që vdiq sot, dedikim prekës për të birin (FOTO)

0
582

Denis Ballkani ka humbur jetën tragjikisht mbrëmë tragjikisht në Gjakovë. 17 vjeçari, pak para mesnatës ka rënë nga një ndërtesë, në vendin e dedikuar për ashensor.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjakovës, por nuk kishte arritur të mbijetoi, shkruan Indeksonline.

Dyshimet e para janë se viktima bashkë me disa shokë kishin hipur në një objekt në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare dhe në një moment 17-vjeçari bie nga ndërtesa në vendin e dedikuar për ashensor.

I riu po ndiqte ëndrrën e tij për të qenë futbollist. Ai ishte pjesë e skuadrës KF Gjakova.

Pikërisht në ditën e sotme, Denisi i ndjerë pritet të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës në një turne që po mbahet në Durrës./Indeksonline/

E babai i të riut ka bërë një dedikim prekës për të birin në “facebook”