8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Policia e shpalli në kërkim dhe ia publikoi foton, reagon mërgimtari

Rekomandime

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur dje në kërkim Agim Dreshajn nga Prigoda e Istogut. Sipas njoftimit të Policisë, ai po kërkohet për veprën penale të mashtrimit. E pas publikimit të lajmit në media, ka reaguar ky i fundit, raporton Express.

- Advertisement -

Dreshaj ka thënë se ka 35 vite që jeton dhe punon në Gjermani dhe se deri tash se ka mashtruar askënd.

Ai ka lutur të gjithë ata që janë ndier të mashtruar nga ai, që t’i publikojnë dëshmitë.

- Advertisement -

Tutje, Dreshaj ka deklaruar se s’ka marrë asnjë ftesë që të paraqitet në Polici, duke shtuar se sa më shpejt që të jetë e mundur do të udhëtojë drejt Kosovës për ta sqaruar këtë çështje.

“Ju lutëm te gjithëve atyre qe ndihen te mashtruar nga unë qe ti postojnë dëshmitë e mashtrimit. Do angazhohemi qe e vërteta te del ashtu siq është. Deri me sot asnjëherë nuk kam marr ftesë qe te paraqitem ne polici apo dikund tjetër. 24 orë ne ditë jam i qaseshëm përmes telefonit dhe facebookit. Sa ma shpejt qe është e mundur do te udhëtojë për Kosovë dhe te paraqitem tek organet e rëndit”, ka shkruar Dreshaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit