8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Marre bre, me mujt edhe ajrin ua kishit ndalu, Pozhari i del në mbrojtje Kurtit

Rekomandime

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në Facebook, i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas kritikave të dhëna lidhur me veshjen e gruas dhe vajzës të të parit të Qeverisë së Kosovës.

Ai gjithë këtë e ka quajtur si një marri, që të tjerë mezi po presin ta suImojnë kryeministrin e Kosovës.

- Advertisement -

“Marre bre se qysh menzi po prisni me suImu! Me mujt edhe ajrin ua kishit ndalu. Phaa, çfarë mllefi, çfarë smire! S’po du me e mbrojt Albin Kurtin, por kur po e shoh se sa ultë po e suImojnë, gërdi po më vjen”, shkruan mes tjerash ai.

Ja postimi i tij:

Në Festivalin e filmit në Kanë sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”. Në vend që të flitet për filmin, situatën e kinematografisë në Kosovë, zhurmë bëri veshja e bashkëshortes dhe vajzës së kryeministrit!

- Advertisement -

Fustanet qenkan dizajnuar nga gra të Kosovës që t’iu promovohet puna në festivale ndërkombëtare. Pra, thjeshtë qenkan marrë me qera prej kreatoreve Teuta dhe Lirika Matoshi.

Marre bre se qysh menzi po prisni me suImu! Me mujt edhe ajrin ua kishit ndalu. Phaa, çfarë mllefi, çfarë smire!

- Advertisement -

S’po du me e mbrojt Albin Kurtin, por kur po e shoh se sa ultë po e suImojnë, gërdi po më vjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit