Pasi Tesla prezantoi Model S Plaid si veturën me përshpejtimin më të mirë në garën e veturave rrugore, nuk u desh shumë për të pritur një përgjigje.
Kjo është bukuroshja e Audi A7 Sportback, në edicionin RS.
Por, ndryshe nga RS, i cili me gjashtëqind kuaj fuqi tregon qartë një karakter sportiv, kjo Audi shkon një hap më tej dhe hyn në territorin e veturave hipersportive.
Besoni ose jo, kjo RS7 me katër vende arrin 100 km / orë në vetëm 2.4 sekonda.
Është po aq mbresëlënëse në sprint nga 100 në 200 km / orë, për të cilën duhen vetëm 4.63 sekonda.
Motori i tij është modifikuar plotësisht, kështu që pas instalimit të turbinave të reja, dhe përbërësve të tjerë, ai jep një maksimum prej 1,050 kuaj fuqi dhe 1,200 Nm.
Shikoni këtë Audi brutal në veprim më poshtë në një video të sjellë nga Auditography.