Avokati Arianit Koci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po vendos një standard të ri në politikën e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti po e merr gruan e tij me vete, gjithmonë aty ku duhet, duke komentuar kështu kritikat ndaj kryeministrit që mori pjesë në Festivalin e Kanës në Francë, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
Sipas tij, Kurti po vepron siç i ka hije një burrështetasit.
Reagimi i Kocit në Facebook:
Shumë po më vjen mirë që të gjithë – pozitë e opozitë, po e pranojnë që gruaja e Albinit është zonjë.
Edhe kjo është një lloj relaksimi në skenën politike.
Përndryshe, Rita e mbështet burrin të vet në mënyrë të dinjitetshme sa herë duhet – nuk deklarohet pa e pyet dhe është prezente gjithmonë kur duhet.
Natyrisht, meritat i ka edhe Albini që e merr gjithkund me vete, ashtu si i ka hije një burrështetasit.
Padyshim, kjo është një standard i ri në politikën kosovare.
Deri tani, disa top politikanëve, gratë ja u kemi parë vetëm kur kanë votuar.