9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Faton Kurti vjen me një reagim të ashpër për Erdoganin dhe Vuçiqin, pas këtyre deklaratave për Kosovën

Rekomandime

Kryetari i partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit turk Erdogan dhe atij serb, Vuçiq.

Ky reagim i Kurtit vjen pas lajmeve se Erdogan po lobon për njohjen e Kosovës, kurse Vuçiq ka thënë se Kosova i takon Serbisë.

- Advertisement -

Sipas Kurtit, Kosova nuk është as tokë serbe e as turke, por tokë arbërore shqiptare shekullore.

Ai thotë se në agjendën e Kosovës është ribashkimi Kombëtar, kurse pavarësia e Kosovës tashmë është realitet.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Sipas portaleve desinformative thuhet se kinse: “Erdogani po lobon për njohjen e Kosovës kurse Vuçiqi thotë se Kosova i takon Serbisë”!

Unë ju them se në agjendën tonë është Ribashkimi Kombëtar se pavarësia e Kosovës tanimë është realitet.

- Advertisement -

Kosova nuk është as tokë Serbe dhe as Turke por tokë Arbërore Shqiptare shekullore.

I them Vuçiqit dhe Erdoganit të mos mbajnë kokëçarje për tokat tona dhe tanimë ato duhet të Ribashkohen.

Radhën e ka RIBASHKIMI KOMBËTAR,

“ÇFARË ISHTE BASHKË DUHET TË BËHET SËRISH BASHKË”.

Të gjithë ata shqipfolës që nuk e mbështesin këtë obligim historik të Kombit tonë duhet të largohen me votë nga politika dhe vendimmarrjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit