Kanë filluar xhirimet e filmit “Illyricvm”, i cili do të personifikojë të bëmat e Ilirëve.
Ky projekt kinematografik, që është i pari kushtuar popullit më të lashtë në Gadishullin Ballkanik, është bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Bosnjës dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në këtë film, xhirimet e së cilit janë duke u realizuar në Bosnjë e Hercegovinë, pasi të njëjtat u shtynë si pasojë e pandemisë, do të marrin pjesë 13 aktorë nga Kosova.
Aktori Fatmir Spahiu, njëherësh edhe producent në këtë film, njofton se pjesëmarrja e aktorëve kosovarë, ka ardhur falë kërkesës së regjisorit kroat, Simon Bogojevic Narath.
Ndërkaq producentja kryesore e këtij projekti, Ankica Juric Tilic, tha për Klan Kosova se filmi sjell autenticitetin e kohës.
70 mijë euro për këtë ndërmarrje o ndau edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, me pritjen se filmi do të jetë shumë i suksesshëm.