Zaptimi i trotuareve në vendin tonë nga veturat, është bërë një dukuri e përditshme.
Një lexues i Gazetës Kosova ime ka dërguar fotografi ku shihet se vetura ka bllokuar tortuarin, dhe kështu edhe qarkullimin e këmbësorëve.
Një qytetare nga Skenderaj ka dërguar foto në redaksi të Kosova ime ku thotë se parkimi i veturave në trotuar po pengon që ajo të lëviz lirshëm me fëmijët e vegjël me karrocë.
Ajo kërkon që organet kompetente të reagojnë për raste të tilla.
Ndryshe, parkimi i veturave vend e pavend është shpeshtuar ditëve të fundit. /Kosova ime/