Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se policia ka ndaluar dy autobusë me pelegrinë në Jarinjë të cilët ishin nisur për pelegrinazh. Petkoviq ka thënë se për kthimin mbrapa të tyre e ka informuar edhe Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Petkoviq përmes një video-incizimi ka folur për kthimin mbrapa të dy autobusëve në pikën kufitare në Jarinjë nga policia e Kosovës, për të cilin ka thënë se është veprim i papranueshëm.
“Policia e Kosovës ka ndaluar dy autobusë me pelegrinë në Jarinjë që ishin nisur për pelegrinazh. Letra që ata morën thotë se janë rrezik për sigurinë publike dhe shëndetin publik. Ky veprim është i papranueshëm dhe e informova Miroslav Lajçakun të cilit unë i përcjella mesazhin se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes”, ka shkruar Petkoviq.
Kосовска полиција зауставила је на Јарињу два аутобуса са ходочасницима из организација “Доброчинство” и “Српска омладина за Kосмет” који су кренули на поклоњење светињама! pic.twitter.com/x8i3JiqGUg
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 23, 2021