3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Prishtinë

Rekomandime

Mesditën e sotme është gjetur i pa shenja jete një 30-vjeçar në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e vktimës, mashkull rreth 30 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Borovci ka deklaruar se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

- Advertisement -

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit