8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Autobusi i aksidentuar është i Deva Tours, Policia kroate jep detaje për aksidentin ku vdiqën 10 persona

Rekomandime

Një aksident i rëndë i një autobusi nga Kosova ka ndodhur në Kroaci ku kanë vdekur 10 persona, 30 janë lënduar dhe një pjesë e tyre ende po rrezikojnë jetën brenda autobusit të aksidentuar.

- Advertisement -

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20 dhe sipas mediave kroatë së paku 10 persona kanë vdekur në këtë aksident ndërsa 30 të tjerë janë të lënduar rëndë.

Autobusi ishte pronê e kompanisë kosovare Deva Tours dhe me targa të Kosovës.

Sipas shefit të policisë rrugore të Stacionit Policor ‘Slavonski Brod’, Franjo Galic i cili foli nga vendi i ngjarjes, autobusi është me targa të Kosovës në linjën Frankfurt  – Prishtinë.

- Advertisement -

“Në ora 6:22, Departamenti i Policisë Brod – Posavina mori një raport se një autobus ishte aksidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë vdekur dhe 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit