2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

LAJMI I FUNDIT: Identifikohen dy viktima tjera, nënë e bijë nga Gjakova mbetën të vdekura në aksidentin tragjik në Kroaci

Rekomandime

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod.

- Advertisement -

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson nga burimet e saj, se në mesin e dhjetë viktimave janë edhe dy gra nga komuna e Gjakovës.

Gazeta Reporteri mëson se viktimat ishin nënë e bijë dhe po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.

Reporteri.net po ashtu mëson se vajza është e moshës madhore, mbi 18 vjeç.

- Advertisement -

Përveç dy viktimave të lartpërmendura, edhe shoferi që humbi jetën në aksident ishte po ashtu nga Gjakova.

Identiteti i nënës dhe vajzës që gjetën vdekjen në aksidentin tragjik është i njohur për redaksinë e Gazetës Online ‘Reporteri.net’, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Gazeta ka vendosur që të mos i publikojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit