2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeministri i Kroacisë: Do të mbulojmë të gjitha kostot për të Iënduarit nga aksidenti

Rekomandime

Kryeministri kroat Andrej Plenkovic ka bërë të ditur se gjendja e të Iënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është e qëndrueshme dhe se janë jashtë rrezikut për jetë. Plenkovic tha se një nga të Iënduarit është dërguar në Zagreb.

- Advertisement -

“Vetëm një nga të Iënduarit është aktualisht në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur këtu në spitalin në Slavonski Brod ose në një shtëpi me konvikt, ata që nuk janë të Iënduar”, tha Plenkovic.

Më tej ai ka shtuar se do të ndihmojnë në kostot e shpenzimit dhe gjithçka tjetër.

“Nga kostot e qëndrimit këtu, deri tek organizimi i udhëtimit në Kosovë për të gjithë pacientët, sepse duke pasur parasysh situatën, jo të gjithë pacientët do të jenë në gjendje të largohen nga Sllavonski Brod në të njëjtën kohë. Ne do të mbulojmë gjithçka”, tha kryeministri kroat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit