8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Avokati: 71 mijë refugjatë afganë po bëhen gati për të ardhur në Shqipëri

Rekomandime

Duke iu referuar një artikulli të “The New York Times”, avokati Altin Goxhaj shprehet se 71 mijë refugjatë afganë me familjet e tyre po bëjnë gati plaçkat për të ardhur në Shqipëri.

- Advertisement -

Sipas Goxhajt, Rama dhe Soros po lobojnë në Shtëpinë e Bardhë që të priten nga Presidenti amerikan Joe Biden, për të strehuar në Shqipëri 71 mijë refugjatë afganë, pas largimit të trupave ushtarake amerikane nga Afganistani.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan:

Një lajm i mirë për Shqipërinë e Rilindur me bangladeshas dhe sirianë!

- Advertisement -

Tani Rama ka filluar negociatat me Administratën Biden për një vizitë në SHBA ku po lobon me ndihmën e Soros që të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga vetë Presidenti të cilit i ka ngordhur qeni por që Rama do ti çojë dhuratë një klysh të racës bastarde “Surreli Hotdog”, por Biden si mirënjohje do ti dhurojë si paketë në bllok për Shqipërinë 18.000 burra afganë bashkë me 53.000 kalamaj, gra, prindër, vjehërr, teze, halla dhe xhaja!

Rama dhe Alex Soros priten që të falënderohen direkt nga Biden, Harris dhe Blinken për ndihmën e pakursyer që po i japin SHBA-së dhe garancisë së pakursyer që Rama të shpallet Satrap i Satrapisë së Soros ALBANISTAN!

- Advertisement -

Pyetjet që do shtrohen janë:

Sa deputetë nxjerrin ata?

A plotësojnë kriteret për tu konsideruar minoritet përderisa minoritarët e vetëdeklaruar grekë janë shumë më pak?

Ku do vendosen, në cilën zonë të zbrazur nga shqiptarët, në Kukës, Ersekë, Dibër, Librazhd, Mirditë, Berat, Skrapar, apo nga 10 mijë për qytet?

Kush do i fitojë tenderat me dollarët amerikanë për të ndërtuar kampet apo pallatet e tyre?

Si do reflektohet kjo te pamja e qyteteve tona të rilindura?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit