11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

IKSHPK thirrje qytetarëve: Shmangni konsumimin e mishit dhe peshkut, suxhukut e produkteve të ngjashme

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, nga Instituti kanë thënë se “shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.

Lexo Edhe:Të shtëna armësh në Rahovec, policia konfiskon municion dhe arreston tre persona

Nga Instituti kanë bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. “Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht  të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thonë nga Instituti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit