11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq ishte në siklet gjatë një interviste – eksperti i FBI-së analizon gjuhën e trupit të presidentit serb

Rekomandime

Joe Navarro, një ish-agjent i FBI-së dhe ekspert i komunikimit jo verbal, ndau në rrjetet sociale një video të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq teksa ishte në siklet në një konferencë të fundit për shtyp kur dëgjon zërin e gazetares të N1, Zaklina Tataloviq. Ai e përshkruan Vuçiqin në një cicërimë si “një shembull shkollor i sjelljes së pakëndshme”.

“Shikoni videon dhe vlerësoni nëse mund të rendisni shqetësimet jo verbale – shtatë”, ka shkruar Navarro pranë videos së Vuçiqit.

- Advertisement -

Shumë nga ndjekësit pastaj u përpoqën të shpjegojnë atë që po ndodhte në video.

“Shtrëngimi i duarve, ngritja e supeve, frymëmarrje e thellë, ‘ngrënia’ e buzëve, ngritja e vetullave, krijimi i hapësirës për duart dhe pastaj ajo që duket se ishte lodhur dhe shtyn duart së bashku”, thanë ndjekësit e Navarros.

- Advertisement -

Joe Navarro punoi për FBI për njëzet e pesë vjet si agjent special për vlerësimin e sjelljes dhe kundër-spiunazhit.

Sot, ai është një nga ekspertët kryesorë në botë për komunikimin joverbal dhe këshilltar i kompanive më të mëdha shumëkombëshe. Ai është profesor i asociuar në Universitetin St. Leo dhe shpesh ligjëron në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

- Advertisement -

Vuçiq u ndie në siklet në momentin kur u pyet për anëtarët e grupit të tifozëve të udhëhequr nga i arrestuari Veljko Belivuk, i cili ishte përgjegjës për sigurimin gjatë inaugurimit të tij si presidenti i Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit