Flet mërgimtari që u pa i rrethuar në shtrat me para: Kanë qenë 5 mijë e diçka

    0
    194

    Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.

    Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.

    “Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.

    “Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka.

    Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushim aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.

    Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai në ATV.