2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Flet Grenelli: Edi Rama është vizionar për Open Balkan – do krijohen vende pune, Kosova gaboi

Rekomandime

Pas vizitës në Serbi, ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

- Advertisement -

Ndalesën e parë diplomati amerikan e bëri në “Prestige Resort” në Golem, ku u prit nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, zoti Irfan Hysenbelliu. Grenell nuk i kurseu fjalët që shprehnin admirimin për resortin e mrekullueshëm dhe natyrën e bukur shqiptare.

“Ne jemi duke parë për mundësira që të investojmë përmes investimeve të huaja në Ballkan, por më specifikisht në Shqipëri dhe bregdeti i Shqipërisë është i mrekullueshëm, është vendi ideal. Resorti “Prestige” është vërtetë i mahnitshëm, një vend të fantastik krahasuar me gjithë botën. Fakti që jam këtu, në këtë resort është një nder për mua. Deti më pëlqen më tepër, është i përkryer, unë vetë vij nga Los Angelos, pra jetoj pranë detit, por këtu deti është ekstremisht i bukur. I dua shqiptarët, dua kuzhinën shqiptare, është e mrekullueshme. Sapo erdhëm këtu dhe do ta shijojmë këtë deri javën tjetër”, tha Grenell.

Në një intervistë ekskluzive për News24 Richard Grenell tregoi arsyen që e riktheu në Ballkan pasi la detyrën e lartë në administratën Trump. Grenell tha se po promovon investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik ne rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për të siguruar më shumë mundësi punësimi për brezin e ri.

- Advertisement -

“Vizioni i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, kishte të bënte me krijimin e vendeve të punës, me ekonominë, ideja ishte që rajoni i Ballkanit të ecte përpara. Ne kemi folur për politikën për dekada të tëra, por nuk kishte shumë progres kur ishim vetëm të ulur në tavolinë dhe diskutonim vetëm për politikë, kështu që ishte dëshira jonë që të përparonim ta shtynim më tej duke folur për zhvillimin ekonomik, duke folur për punësimin e rinisë, ja këtë kemi parë së fundmi, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike që bëri të mundur administrata Trump ishte shumë e frytshme. Por ajo që ne duam të shohim është vijimësia e atij investimi, ja prandaj jam këtu, nuk punoj më për qeverinë. Jam në sektorin privat, dhe ne jemi duke parë mundësitë për të krijuar një sektor privat për investimet e huaja në Ballkan. Këtu jemi për të parë projekte të ndryshme, për të kuptuar më mirë ke investitor duhet të sjellim për investimet e huaja”, tha Grenell.

Si një diplomat që kishte nën mbikëqyrje ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi, Grenell komenton edhe vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Open Ballkan” siç është emërtuar Minishengeni Ballkanik. Për të vendimi i Albin Kurtit është thjesht i gabuar.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Por vizionar quan Edi Ramën i cili ka treguar lidership në këtë iniciativë që sipas tij do të krijojë më shumë vende pune për shqiptarët e jo vetëm për gjithë Ballkanin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

I pyetur nga News24 për vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha apo edhe për deklaratën e këtij të fundit për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua në komente.

“Shiko këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do i komentoj”, tha Grenell.

Diplomati amerikan po kalon ditët e nxehta të këtij gushti në vendin tonë dhe ka zgjedhur të shijojë perlat e bregdetit shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit