Prishtina bën mrekullinë në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, mposht skuadrën norvegjeze

    0
    305

    Prishtina ka arritur të bëjë surprizën në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës, duke mposhtur norvegjezët e Bodo/Glimt 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Edhe pse u ndëshkuan me një gol që në minutën e 11 të ndeshjes, lojtarët e Prishtinës gjetën forca duke përmbysur gjithçka.

    Otto John barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë duke e dërguar topin në rrjete me një goditje me kokë. Ndërkohë, 8 minuta para fundit norvegjezen realizuan në portën e tyre duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren skuadrës së Prishtinës.

    Tashmë kualifikimi për në fazën tjetër do të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në javën e ardhshme.