2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nga kjo datë s’mund të merrni pjesë në dasma e klube nate pa u vaksinuar

Rekomandime

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar sot se në takimin e përfaqësuesit të tyre me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë vendim që vaksinimi me vaksinën anti-COVID  të jetë i obligueshëm për ata që do të marrin pjesë në dasma, klube të natës e qendra tregtare

- Advertisement -

Në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Nga OHT-ja kanë bërë të ditur se këto vendime pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht, stafit punues të këtyre sektoreve do t’u kërkohet dëshmia e vaksinës nga data 12 gusht, ndërkaq qytetarëve nga data 20 gusht.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

- Advertisement -

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës.

- Advertisement -

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit