Rriten edhe më shumë rastet me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rastet e konfirmuara me virusin Covid-19.
271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, në 24-orët e fundit apo mbi 50 raste më tepêr se dje.
Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.
Njoftimi i plotë:
06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.
Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.
Në total numri i rasteve aktive është 1.321.