9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Demolli jep lajmin e keq për të pavaksinuarit në Kosovë

Rekomandime

Drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Visar Demolli, ka bërë të ditur se që nga mesi i këtij muaji të gjithë ata që nuk kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë kafiteritë, restorantet, klubet e natës e as të marrin pjesë në ahengje familjare.

- Advertisement -

Demolli në Info Magazine theksoi se për këtë morën ditën jeshile edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Me rritjen e rasteve kemi hasur në disa vështirësi dhe gjithmonë i jemi frikësuar mbylljes teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, na siguroi që nuk do të ketë mbyllje totale sërish”.

“Në bazë të statistikave deri tash mbi 67 përqind stafi i gastromonisë e kanë marrë dozën e parë e gjithë kjo është bërë për të shmangur rimbylljen e sërishme”.“Duke filluar nga mesi i gushtit të gjithë ata persona që nuk kanë marrë të paktën një dozë të ndonjë vaksine kundër COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë as kafiteritë, klubet e natës, restoranet e as dasmat. Të gjithë pronarët e kanë obligim që t’i njoftoj pjesëmarrësit e dasmës që nëse nuk janë të vaksinuar nuk duhet të marrin pjesë në dasmë hiq”, deklaroi Demolli.Demolli mes tjerash bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës do t’i inspektojnë të gjitha vendet se a po i përmbahen këtij vendimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit