Punë e kryer, Messi ka zgjedhur klubin, e konfirmon anëtari i familjes

    0
    186

    Mungon vetëm zyrtarizimi, Lionel Messi me shumë mundësi do ta veshë fanellën e PSG-së dy ose tri sezonet e ardhshme.

    Lajmin e ka konfirmuar Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dha lajmin e madh se çdo gjë është mbyllur.

    “Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë zyrtarizimi“, lexohet në rreshtat e Khalifah bin Hamad Al Thani.

    Raportohet se ylli argjentinas ka arritur një akord me drejtuesit e klubit francez: ai do të përfitojë 40 milion euro në sezon dhe kontrata do të jetë 3-vjeçare (2+1).

    Tifozët e PSG-së kanë nisur festën dhe po përgatiten për t’i dhuruar një pritje të paharrueshme 34-vjeçarit argjentinas, teksa drejtuesit e klubit kanë prenotuar Kullën Eiffel për datën 10 gusht.

    Messi do të bashkohet sërish me Neymarin.