Është bërë temë diskutimi e debati ftesa nga ana e Shqipërisë për këngëtarin Goran Bregoviç.
Ftesa i është bërë këngëtarit serb edhe pse këngët e tij kanë shërbyer si frymëzim për ushtrinë serbe për maskrat në Kosovë.
Madje organizatorët të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij po presin që të krijohet një atomsferë e paharrur për të ftuarit.
Mirëpo kundër kësaj ftese kanë dalur të jenë e gjithë Kosova, duke përfshirë artistë, e shumë figura politike shqiptare.
Në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar Enver Bytyçi I cili u shpreh se kjo ftesë u bë me udhër të kryeministrit Rama pasi ai po mundohet të vendos një Jugosllavi të re.
Sipas tij kryeministri i Shqipërisë nuk pyet për askënd në botë, përveçse për Aleksandër Vuçiç e kështu edhe Bregoviçin e ka thirr në shenjë miqësie me presidentin e Serbisë.
“Këngëtari nga Serbia, Goran Bregoviç, është ftuar në festivalin e birrës në Korçë. Formalisht ai është ftuar nga organizatori, zoti Hysenbelliu, pronar i Fabrikës së famshme të birrës Korça e njëkohësisht pronar i një kompanie mediatike ku bëjnë pjesë Neës 24, gazeta Panorama, Balkan Ëeb, Gazeta Shqiptare etj. Por askush nuk dyshon se urdhëri është dhënë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama vendos se çfarë do të jetë Jugosllavia e Re. Ai vendos se çfarë do të sjellë minishengeni dhe Open Balkan. Ai vendos edhe për të ftuar në Shqipëri Kosturicën e Goran Bregoviçin. Kësaj radhe lapsi i ka kap emrin e Bregoviçit. Ka thënë: “Si mund ta sjellim këtu këtë këngëtar serb, që i këndoi Milosheviçit dhe masakrave të tij në Bosnjë e Kosovë”?! Dhe i kanë thënë se bëhet festivali i birrës. Ka thirr në telefon Irfanin dhe i ka thënë t’i bëjë ftesën. Gjithçka me një lëvizje gishti. Kryeministri i Shqipërisë nuk pyet për askënd në botë, përveçse për Alëksandër Vuçiç. Edhe Bregoviçin e ka thirr në shenjë miqësie me presidentin e Serbisë”, u shpreh ai.
Më tej ai shton se miqësia e Ramës dhe Vuçiqit është shumë e thellë duke sjellë edhe “Ballkanin e Hapur”.
Bytyçi përmend edhe rastin e fundit që Vuçiqi ka ngrir mishin për të zhdukur shenjat e krimeve e që thotë se në Shqipëri po zhduken përmes vaskave të acidit.
Duke vazhduar profesori thotë se Rama dhe Vuçiq kanë shumë të përbashkëta mirëpo që po pritet të shohim nëse do të kenë fatin e Thaçit apo jo.
“Nga miqësia e Ramës me Vuçiç kanë lindur shumë gjëra në Shqipëri e në Ballkan. Lindi ideja e Jugosllavisë së Re, pastaj ndarja e Kosovës dhe krijimi i Serbisë së Madhe. Në fund lindi minishengeni dhe Open Balkan. Të gjitha këto që të kënaqet miku i dashur i Edi Ramës, pra presidenti i Serbisë. Por lidhjet e këtyre të dyve shkojnë përtej kësaj. Tashmë është përhapur fjala se Vuçiç ka grirë mishin e kundërshtarëve të tij politikë në fabrikë me qëllim humbjen e gjurmëve të krimit. Janë dhënë dëshmi të një korrupsioni të jashtëzakonshëm në Serbi. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Këtu te ne gjurmët e krimeve të vrasjes zhduken përmes vaskave të acidit. Atje në Serbi përmes fabrikës së sallamit me mish njeriu. Këtu te ne në Shqipëri kryeministri ynë është në garë me presidentin e Serbisë se kush do të kapë rekordin në korrupsion dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar. Pra, të dy, Rama dhe Vuçiç, janë bashkë në gjithçka. Nuk mund të them se ndajnë edhe gratë! Së paku këtë nuk e di! Por nuk lënë gjë pa bërë! Prandaj po i afrohen të dy bashkë semaforit të kuq! Se çfarë do të ndodhë kur të shkojnë te semafori i kuq, askush nuk e di. Por kemi mësuar se miku i tyre, Hashim Thaçi, nuk e kaloi dot këtë semafor”, theksoi ai.
Profesori nga ana tjetër theksoi që Goran është ftuar me porosi të Ramës dhe është ftuar vetëm për të provokuar Kosovën dhe shqiptarët.
Në bisedë e sipër profesori përmend edhe një rast konkret personal të tij kur Rama ka lejuar botimin e një libri e që ka theksuar që nuk duhet përzier letërsinë me politikën, e njësoj është duke vepruar edhe tani.
“Goran Bregoviç është këngëtar i luftës, i masakrave, i tmerreve të Milosheviçit. Eshtë këngëtari i dhunës, i krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit në Kosovë e në Srebrenicë. Është edhe mik i Vuçiç dhe i Edi Ramës. Si i tillë ai nderohet nga këta të dy. Por nga Rama nderohet me qëllim që ta provokojë Kosovën dhe shqiptarët. Prandaj dhe revolta e këngëtarëve dhe muzikantëve shqiptarë është e madhe, e ligjshme. Rama nuk i ka kursyer lëvdatat as për Kosturicën dhe përpiluesin e platformmave të asgjësimit të shqiptarëve, Ivo Andriçin. Me porosi të Ramës, një miku im botues e botoi në shqip librin e Andriçit, Dy Drinat. Dhe kur unë e Nazmi Rrahmani i thonim se kjo nuk mund të bëhet, ai na thoshte: “Kultura dhe letërsia nuk duhet të ngatërrohen me politikën”! Pastaj ky miku im u bë politikan dhe deputet i Ramës. Sepse botoi armikun e shqiptarëve Ivo Andriç. E ndërkohë në Kosovë ka akoma serbofilë që ushqejnë simpati për Edi Ramën. Në vend që të tundet dheu e të ngrihemi në protestë miliona, ne heshtim”, potencoi profesori.
Në fund ai thotë se heshtja jonë po arrinë të bëhet bashkëfajtore në kursin pro-serb dhe anti-shqiptar të Ramës dhe se ftesa për këngëtarin Bregoviç është mallkimi më i madhë që na e ka dhënë Zoti, shtoi më tej profesori.
“Heshtja jonë do të shënohet si bashkëfajtore në kursin pro-serb dhe anti-shqiptar të Edi Ramës. Vota jonë për Edi Ramën do të shënohet si nxitje e tij për ta izoluar dhe shkatërruar shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. T’i bësh ftesë Goran Bregoviçit dhe ta pranosh atë të këndojë në skenat e qyteteve shqiptare është një çmenduri e paparë. Por ne shqiptarët i durojmë edhe çmenduritë. Ky është mallkimi më i madh që na ka dhënë Zoti”, përfundon Bytyçi.