-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sa doza të Pfizer duhet të bëjnë njerëzit që kanë kaluar Covid ?

Rekomandime

“Mendoj se e kam kaluar Covid-19, kështu që a është e nevojshme që të bëjë dy doza të vaksinës?”

- Advertisement -

Kjo është një pyetje që miliona njerëz në të gjithë botën po bëjnë, dhe tashmë një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 mund të kenë nevojë për vetëm një dozë të Pfizer për të bërë imunitetin dhe më të fortë.

Në fakt, “ne kemi vërejtur nivele të larta të antitrupave të SARS-CoV-2 në individët e infektuar pas marrjes së 1 doze të [vaksinës Pfizer], në krahasim me individët që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë marrë dy doza të vaksinës”, tha Dr. James Moy, imunolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago.

Për më tepër, dhënia e dozës së dytë të vaksinës Pfizer për njerëzit e infektuar më parë rriti vetëm pak nivelin e antitrupave, “duke sugjeruar që 1 dozë mund të jetë e pranueshme,” shtuan studiuesit.

- Advertisement -

Përfundimi: “Individët që kanë kaluar Covid-19 mund të mbrohen nga Covid-19 me një doze të vetme vaksine mRNA,” raportoi grupi i Moy.

Studimi i ri përfshiu vetëm 29 banorë të zonës së Çikagos që kishin kaluar COVID-19 dhe kishin dokumentet e testit dhe një grup tjetër prej 30 personash të pa infektuar më parë.

- Advertisement -

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 42-vjeç, dhe rreth 3 e 4 ishin femra.

Studimi theksoi se njerëzit që ishin infektuar më parë me SARS-CoV-2 kishin rreth 621 antitrupa për mililitër në mostra gjaku, pas marrjes së një doze të Pfizer niveli i tyre i antitrupave u rrit në 30,000 për mililitër në mostra gjaku (AU/ml).

Shtimi i një doze të dytë të vaksinës e ngriti atë numër pak më të lartë, në rreth 37,000 AU/ml.

Për njerëzit që nuk e kishin kaluar kurrë SARS-CoV-2, dy doza vaksine ishin patjetër të nevojshme për të arritur një nivel të mirë të antitrupave. Pas një doze, antitrupat e këtij grupi ishin mesatarisht pak më shumë se 1,800 AU/ml në mostrat e gjakut , por pasi morën një dozë të dytë ai numër u rrit në më shumë se 15,000 AU/ml, tha ekipi i kërkimit.

Pra, ndërsa dy doza të vaksinës Pfizer janë thelbësore nëse nuk keni pasur kurrë COVID-19, një dozë mund të jetë e mjaftueshme nëse e keni pasur tashmë, përfundoi ekipi.

Eksperti tha se studimi është i rëndësishëm dhe mund të shërbejë për qeveritë në mënyrën se si shpërndahen vaksinat.

Të dhënat e reja “duhet të përdoren nga [Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve] për të përditësuar rekomandimet për ata që kanë kaluar Covid-19, duke i lejuar ata të kenë nevojë për vetëm një dozë [të vaksinave me dy doza] për t’u konsideruar plotësisht të vaksinuar, “tha Adalja, i cili është studiues i lartë në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, në Baltimore.

“Kjo mund të rrisë numrin e njerëzve të vaksinuar dhe të heqë një pikë diskutimi të grupeve kundër vaksinave , të cilët thonë se imuniteti natyror po injorohet,” shtoi ai.

Studimi u botua më 6 gusht në JAMA Network Open .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit