Tenori Ramë Lahaj ka shkurtuar koncertin që ishte programuar të mbahej në Prishtinë. E arsyeja e shkurtimit të programit erdhi për shkak se tenori njoftoi për vdekjen e nënës.
Lahaj nuk interpretoi as 1/3 e programit për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi, raporton Koha.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para publikut.