10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Përkrahi ardhjen e Bregoviçit në Korçë, Pozhari “godet” Nanon dhe Haxhiun – i quan “plehra”

Rekomandime

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklaratës së analistit politik në Shqipëri Mustafa Nano. Ky i fundit, po e përkrah ardhjen e këngëtarit boshnjako-serb Goran Bregoviç, në Festën e Birrës në Korçë.

- Advertisement -

Sipas tij, “fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë”.

“Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë”, ka shkruar Nano, dje në një postim në Facebook.

Por, gazetari Pozhari ka dhënë një koment për këtë deklaratë të Nanos.

- Advertisement -

“Shqipërinë e kemi të ndarë, por plehun e kemi të përbashkët”, ka shkruar ai, sipas një fotoje të Baton Haxhiut dhe të Mustafa Nanos në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit