7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Niset trupat e FSK-së për të ndihmuar Shqipërinë në shuarjen e zjarreve

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kanë nisur trupat e FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandates Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është i gatshëm për marshim drejtë zonave të prekura dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë.

Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezëri e motrat tona!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit