8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pasi kritikoi shqiptarët e Kosovës, Pozhari ‘godet’ Ramën

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pozhari u befasua me Ramën, ai tha se duhet të jëmi mirënjohës që ai nuk ka thënë se Kosova është Shqipëri.

- Advertisement -

Ai kërkoi një shpejgim nga kryeministri i Shqipërisë.

“Veç një gjë na shpjego: Qysh ma shumë muhabeti po të shkon me Vuçiçin sesa me Albinin. Se tjerat i kemi të qarta!”, shkroi Pozhari në Facebook.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Edi Rama paska pritur ta falemnderojmë pse në mes të Beogradit ka thënë se Kosova është e pavarur! Nuk ka faj, mbase është akti më i madh “patriotik” në jetën e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës që një kryeministër shqiptar nuk ka thënë të kundërtën, – se Kosova është pjesë e Serbisë.

Po ashtu, paska kritikuar diplomacinë e jashtme të Kosovës. Por, asnjë fjalë nuk e paska thënë për Hashim Thaçin, vëllain e tij. Pra, paska “harruar” se ai ishte dy mandate kryeministër, një mandat zv/kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, si dhe një mandat president. Përgjegjësi kryesor pse shtetet aleate u lodhën nga dështimet e Kosovës. Por, jo kjo për Romën nuk përbën ndonjë fakt! Ai e ka hallin pse komentuesit e quajnë tradhtar. E ka hallin te imazhi i tij prej pro-perendimori duke harruar se qeverisja e tij mund të mburret mbi të gjitha për lulëzimin e hashashit.

- Advertisement -

Faleminderit, kryeministër Rama!

Veç një gjë na shpjego: Qysh ma shumë muhabeti po të shkon me Vuçiçin sesa me Albinin. Se tjerat i kemi të qarta!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit