3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjykata merr vendim për padinë e Komunës së Gjakovës kundër Dragica Gashiqit

Rekomandime

Gjykata Themelore e ka refuzuar propozimin e Komunës së Gjakovës, në të cilin kjo e fundit ka kërkuar që Dragica Gashiqit t’i ndalohet shfrytëzimi apo banimi në banesën në Gjakovë, ku është kthyer para pak muajsh

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se propozimi i Komunës së Gjakovës është refuzuar si i pabazuar.

- Advertisement -

Gjyqtari i çështjes – Malsor Kryeziu, pas mbajtjes së seancës dëgjimore të datë 9 gusht 2021, lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit dhe pas dëgjimit të palëve në procedurë, ka refuzuar si të pa bazuar propozimin e paditëses Komuna e Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet paditëses, kundërshtares së sigurimit D. G., që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesë, të njëjtën mos ta rinovoi, të mos bëjë asnjë ndryshim në banesën e cila është objekt kontesti, që banesa të lehet e lirë në shfrytëzim pronares së saj Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në vendim bëhet e ditur se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i panevojshëm dhe i pabazuar.

Gjykata pas analizimit dhe vlerësimit të provave ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pa bazuar dhe jo i nevojshëm. Procedura në këtë çështje juridike – kontestimore do të vazhdoi sipas rregullave të procedurës kontestimore dhe sipas planit të punës së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Advertisement -

Ndryshe, Komuna e Gjakovës pati dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohej “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.

Vendimin për dhënien e banesës Dragica Gashiqit, më 1997, në kohën e pushtetit serb, e kishte marrë Kuvendi i atëhershëm Komunal i Gjakovës. Banesa i ishte dhënë me qira, për një periudhë të pacaktuar kohore, thuhet në kontratën e publikuar nga subjekti politik, Alternativa i Mimoza Kusari-Lila, e cila është pjesë e ekzekutivit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit