Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, në të cilin do të mbahet edhe koncerti i Goran Bregoviqit, do të jetë me biletë.
Bashkia Korçë, përmes një postimi në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik.
Në atë postim nuk munguan edhe reagimet e qytetarëve në komente. ” “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, ishin disa prej komenteve.
Më parë në asnjë edicion të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert.