Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në një festival në Korçë.
Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet mes shqiptarëve të Kosovës që ishin strehuar në Korçë gjatë luftës. Berisha thotë se po në atë ditë, Bregoviqi këndonte në një koncert në Selanik kundër bmbardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjencidin në Kosovë.
“Një përshëndetje të përzemert miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviçi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.