7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veton Surroi e portretizoi si “UDB’ash”, hidherohet djali i Baton Haxhiut

Rekomandime

Veton Surroi, ish kryetari i patisë Ora përmes një shkrimi të gjatë i kishte portretizuar gazetarin Baton Haxhiu si bashkëpunëtor të regjimit serb.

Ai duke iu referuar Haxhiut si deklaronte se ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.

- Advertisement -

“Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë”.

“Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar”, vazhdonte më tej Surroi.

Ndaj këtyre deklaratave të Surroit ka reaguar djali i Baton Haxhiut, Andi. Ne reagimin e tij, i referohet Surroit si intelektual i oborreve të Beogradit.

- Advertisement -

“Kur keta intelektualët e oborreve të Beogradit që përqeshnin ata që nuk njihnin serbishten mirë, shpërthejnë në publik si zëri i “arsyes së kombit” për të kompenzuar, ndonëse pavetedijshëm, deficitin e tyre patriotik, at’herë unë, me kapacitetin tim modest, i dekonstruktoj ata. Unë i dekonstruktoj, dhe jo Batoni. Kjo nuk duhet të jetë beteja e babait tim, sepse Surroi, përkunder iluzioneve të tij, ka kohë që nuk është relevant në hapësirën e politikës shqiptare. Ka kohë që fuqia e tij publike është joproporcionale me rrahagjoksjen e tij në fluskën e tij digjitale që kahmotshëm e përdorë si blogun e tij “intelektual.”, shkruan Haxhiu.

Ai madje thotë se Surroit “i takon nje vulë e perhershme ne shpindë qe ai, me frustrimet e tij te perditshme dhe sjelljen si wannabe intelektual, mund ta perkthej nje dite ne nje titull libri ku perthekon karrieren e tij politiko-intelektuale:

- Advertisement -

“Une, Veton Surroi, kryeministri i designuar i Slobodan Milosevicit ne Kosovë”

Reagimi i plotë i Andi Haxhiut:

Per Pablo Nerudën e Qerretit dhe burrin gjysëm te dijshëm qe sillet si intelektual:

Këto epitete per Veton Surroin, ndonese cinike, jane edhe komplimente. Ai eshte lexues gjysmak dhe jo i aftë te kuptoj në terësi ato qe lexon. Andaj, nga te qenurit egocentrik, s’ka se si ta lexoj dedikimin tim ndaj tij ndryshe se si “Pablo Neruda, i dijshëm dhe Intelektual!”

Por, ai s’eshte i tillë. Miti i rrejshëm i intelektualitetit te tij shtrihet në një kohë kur inxhinieringu pro-Jugosllav diktonte qartë se kush ishte i ditur e kush jo. Kur shumë nuk kishin mundësi e akses në libra, disa pjesetar te ketij inxhinieringu sherbeheshin nga biblotekat e ambasadave te Beogradit dhe iluminoheshin nga literatura sllave. Por, kjo nuk me ka penguar asnjehere. Pozicionet politike ne kontekste te caktuara historike s’kan qenë asnjehere shqetesim per mua. Të tilla ka gjithandej. Njerzit, e ne kete rast edhe Surroi, gabojnë.

Por, kur keta intelektualët e oborreve te Beogradit qe perqeshnin ata qe nuk njihnin serbishten mirë, shperthejnë në publik si zëri i “arsyes se kombit” per te kompenzuar, ndonese pavetedijshem, deficitin e tyre patriotik, at’here une, me kapacitetin tim modest, i dekonstruktoj ata. Unë i dekonstruktoj, dhe jo Batoni. Kjo nuk duhet te jetë beteja e babait tim, sepse Surroi, perkunder iluzioneve te tij, ka kohë qe nuk eshte relevant ne hapesiren e politikes shqiptare. Ka kohë qe fuqia e tij publike eshte joproporcionale me rrahagjoksjen e tij ne fluskën e tij digjitale qe kahmotshëm e perdorë si blogun e tij “intelektual.” Normalisht, i frustruar nga impotenca ne shume nivele, Surroi i kanalizon frustrimet e tij ne personazhe librash te inspiruar nga jeta e tij, duke i shtremberuar ato permes intelektit te tij te varfër. I varfër në intelekt, e i pasur nga trashegimia e tij Jugosllave, ai, si rralle herë, eshte i mbushur plot imagjinatë kur vjen puna ta bej veten qendren e universit politik shqiptar. Por, Surroi si qender e zhvillimeve politike ne hapesiren politike Shqiptare, nuk eshte kategori e librave autobiografik. Librat e Surroit, ngjajshem si shkrimet e tij, nuk jane as memoare. Ato jane fiksion. Te paverteta qe i prodhon retroaktivisht imagjinata e dikujt qe vdes per veten. Dikush, qe ekstazën e vetme e perjeton permes pasqyrës. Por, krejt ky gjykim i lezetshem me nuanca artistike per Surroin, nuk eshte politik. Eshte karakteriologjik. Eshte per mendimtarin e Qerretit qe detin qe nuk i shihet skaji e sheh si inspirim per ta mbushur me iluzionet e veta se kush ai do te duhej te ishte ne librat e historise. Por, per Surroin, libra jane shkruar. Edhe historia e mban ne mend. Disa e mbani ne mend per disa qendrime te caktuara, e disa prej jush e kujtoni si intelektual.

Por valle, jashte imagjinates time te bukur, a keni menduar ndonjehere si e shihte Milosevici, kasapi i Ballkanit, Surroin tonë lozonjar qe shenjen e supremacisë kulturore e shpreh permes sheshirit të bardhë ne kokën e tij? Jo, se keni menduar. Pak njerz, ne mos thene gati asnje, do te ishin te denjë per kryeminister te Kosoves ne syte e kasapit te Ballkanit. Por, i tille ishte Surroi. Ne librin e tij, “Conversations with Milosevic,” ish-ambasadori Britanik ne Jugosllavi, Ireland, dhe Itali, dhe ish-President i Trinity College ne Universitetin e Oxfordit, Sir Ivor Anthony Roberts (2016: 118), shkruan: “Duke vazhduar, u riktheva te baza e kerkesave te Grupit te Kontaktit, qe kerkonte terheqjen e forcave te sigurise nga Kosova. Kjo shkoj drejt nje diskutimi: pergjate periudhes kur u qetesua situata, qe atij do te ua mundesonte te terhiqej. Une i thashë qe ai do duhej te merrte hapin e parë. Pa terheqjen e forcave, Rugova dhe negociatoret e tij nuk do te kishin mbeshtetjen e nevojshme politike te nderlidhen ne dialog. Ata [Rugova dhe negociatoret e tij] kishin ndermarre rreziqe fizike dhe politike substanciale ne takimin me Milosevic. Milosevic [duke u referuar takimit] bente “zhurma” positive per takimin dhe permendi Veton Surroin (editorin e gazetes udheheqese ne Kosove) ne vecanti si KRYEMINISTER ne vend te Bujar Bukoshit.” Pra, kur une i thashe Pablo Neruda dhe “burrin gjysem te dijshem qe sillet si intelektual,” njemend, i bera nder. Atij i takon nje vulë e perhershme ne shpindë qe ai, me frustrimet e tij te perditshme dhe sjelljen si wannabe intelektual, mund ta perkthej nje dite ne nje titull libri ku perthekon karrieren e tij politiko-intelektuale: “Une, Veton Surroi, kryeministri i designuar i Slobodan Milosevicit ne Kosovë” Kurse, per versionin anglisht, mundet me e perdore kete titull: “I, Veton Surroi, Slobodan Milosevic’s designated Prime Minister in Kosova.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit