Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë një person pasi kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit (fli), por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektarë.
Rasti ka ndodhur në Dumnicë të Vushtrrisë, të enjten në ora 15:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar”, thuhet në njoftim.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.