Edhe ngjarjet e fundit në Afganistan, disa serbë, në mesin e tyre edhe figura publike, i kanë lidhur me Kosovën. Me pamje nga largimi i trupave amerikanë nga Vietnami dikur dhe së fundmi nga Afganistani, thonë se Kosova është shteti i radhës, të cilën do ta braktisë SHBA-ja.
Në ditën kur taIibanët pushtuan Kabulin, duke bërë që nga atje të tërhiqen trupat amerikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre afganë, një serb që në biografinë e tij shkruan se është regjisor e skenarist ka bërë një postim përmes së cilit pyet se a është Kosova vendi i radhës ku pritet largimi i trupave amerikanë.
Me një fotografi të postuar ku duket helikopteri që po evakuon afganët dhe një helikopter tjetër nga momenti i largimit të amerikanëve nga Vietnami kohë më parë, serbi i quajtur Boris Malagurski, shkruan “A është Kosova vendi i radhës”.
Ky postim ka nxitur shumë komente në Twitter dhe nuk është mirëpritur nga përdoruesit shqiptar të këtij rrjeti social.
Disa prej përdoruesve serbë të Twitterit, kanë etiketuar ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun, dhe e kanë pyetur se çfarë do të bëjë Kosova, kur amerikanët të largohen.
Hello @vloracitaku & Co.!
Can you imagine a situation in Pristina like today in Kabul? Are you ready for your sponsors from the USA to leave you when the time comes? The day is not far when our temporarily occupied province of Kosovo and Metohija will be liberated? pic.twitter.com/W8AlZgqDKR— Маринко УЧУР 1244 (@MarinkoUcur) August 16, 2021
TaIibanët janë kudo, në pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë. TaIibanët i kanë marrë të gjitha automjetet e policisë dhe ushtrisë dhe po i përdorin.
Njerëzit po përjetojnë frikë dhe panik.