2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

AVONET kërkon dorëheqjen e Vitisë: I papërgjegjshëm, nuk ka aftësi, s’di, s’mundet dhe s’ka vullnet për t’i dalë zot detyrës

Rekomandime

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare – AVONET përmes një komunikate adresuar mediave i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, duke kërkuar nga ky i fundit dorëheqjen.

Ky reagim erdhi sepse, sipas AVONET, është vërtetuar se ministri Vitia nuk di, nuk mundet dhe nuk ka vullnet që t’i dalë zot detyrës së tij.

- Advertisement -

AVONET tha se ka ministri Vitia është i papërgjegjshëm dhe se paraqet shembull të shkeljes së detyrës zyrtare, duke u tërhequr në ‘pikun’ e pandemisë, për të kandidaur për kryetar të Prishtinës.

Krejt në fund, AVONET kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit Arben Vitia.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

- Advertisement -

AVONET shpreh shqetësimin e thellë për menaxhimin e situatës së pandemisë nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia.

I fokusuar tek fushata politike, ministri është larguar nga përgjegjësia që i takon për ta menaxhuar situatën, e cila ka dalë nga kontrolli, me shumë pak qytetarë të vaksinuar, e me mbi 1 mijë raste pozitive në ditë.

- Advertisement -

Andaj, rrjeti i OJQ-ve AVONET, kërkon reflektim të ministrit ndaj situatës së krijuar, në mënyrë që mos ta shfrytëzojë pushtetin për të përfituar ngritje politike në karrierë, mos ta keqpërdor autoritetin dhe pozitën për të fituar poena politik, sepse është vërtetuar se ministri Vitia, nuk di, nuk mundet dhe nuk ka vullnet që t’i dalë zot detyrës së tij, duke mashtruar kështu opinionin publik me deklarata shpeshherë të pavërteta, të cilat kanë dëshmuar dëshirën për ta kënaqur “egon” e tij.

AVONET ka monitoruar vazhdimisht dhe ka ngritur shqetësimin që ministri Vitia, nuk ka aftësi menaxheriale, është i papërgjegjshëm dhe ai paraqet shembull të shkeljes së detyrës zyrtare, duke u tërhequr në “pikun” e pandemisë nga detyra e tij, për ta shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e tetorit, duke e lënë vendin në një situatë kaotike me pak persona të vaksinuar, me numër të vogël të qendrave të vaksinimit, me mungesë të personelit shëndetësor e me ankesa të shumta të qytetarëve për parregullsitë lidhur me këtë proces.

AVONET vlerëson se mungesa e menaxhimit po e dëmton edhe sistemin shëndetësor, duke rrezikuar jetën e qytetarit dhe mbylljen e sërishme të vendit, gjë qe do të ndikojë negativisht në ekonominë dhe gjendjen financiare të vendit.

AVONET duke marrë parasysh situatën aktuale, të krijuar si pasojë e mosdijes dhe mos menaxhimit të duhur kërkon nga ministri që të dorëhiqet nga pozita sepse ai vetëm po e rrezikon shëndetin publik dhe ekonominë e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit