2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq përsëri kërcënon Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkoi aq larg sa të thotë se serbët kudo që jetojnë qenkan në rrezik të madh dhe shtoi një paralajmërim se nuk do të lejoj që t’iu ndodhin përndjekje të serbëve.

Deklaratë kjo mjaft e ngjashme me atë famëkeqen e Slobodan Milosevicit në Fushë Kosovë “Askush më nuk do të ju ngacmoj”, pa i ngacmuar kush, që ishte hapi i parë i kthimit të fashizmit serb në pushtetin e Beogradit.

- Advertisement -

Sipas presidentit serb Vuçiq që po nxit tensionet sa po mundet Serbia do të ballafaqohet me presion për shkak të Republika Srpska dhe Kosovës por i porositi serbët në këto dy shtete që Serbia nuk do t’i lë në “baltë”.

Ai tha se Serbia do t’i ndihmojë ata si ekonomikisht dhe në çfarëdo mënyre tjetër popullin serb në Kosovë dhe Republika Srpska. Ai ju referua operacionit ushtarak ‘Oluja’ të ushtrisë kroate në luftën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë që mposhti forcat serbe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Serbia do të jetë me ju në çdo moment, nuk do ta lëmë popullin tonë në baltë. Nuk do të ketë ‘oluja’ tjera kundër serbëve. Të gjithë ju urojmë më të mirat, që me të gjithë të ruajmë paqen duke ndërtuar të ardhmen por Serbia nuk mund të lejoj të na përsëritet ajo që ndodhi në të 90’tat dhe gjatë luftës së dytë botërore” tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit