Varianti Delta i coronavrirusit është dukë bë namin në Kosovë. Me mbi 2100 raste brenda ditës, Kosovë mbetet vendi me numrin më të madh të rasteve krahasuar me numrin e banorëve në botë.
Kosova ka mbi 1000 raste në ditë për 1 milion banorë, përderisa Gjermani ka vetëm 50 raste/1 mil banorë. Pra, aktualisht ne i kemi punët 20 herë më keq së Gjermania.
Vendi me më së shumti raste me covid është Franca prej shteteve të mëdha evropiane. Ata kanë aktualisht rreth 20 mijë raste në ditë. Por, sërish i kanë punët trefish më mirë se ne, pasi kanë rreth 300 raste për 1 milion banorë. Të gjitha vendet tjera janë bindshëm më mirë se ne. Aktualisht më se shumti raste të reja në botë ka Amerika, me rreth 130 mijë raste në ditë. Sërish, edhe Amerika që ka 330 milionë banorë i ka punët trefish më mirë se ne, pasi ka për 1 milion banorë raste pak a shumë njëjtë sa Franca.
Edhe vendet e rajonit janë dukshëm më mirë. Maqedonia, e cila vazhdimisht i kishte punët më keq se ne, tashmë i ka bindshëm më mirë. Me rreth 700 raste në ditë, Maqedonia ka përformancë të njëjtë të menaxhimit sa Amerika dhe Franca, me pak më tepër se 300 raste për 1 milion banorë.
Ndërsa, Shqipëria me 3-400 raste në ditë i ka punët 7 fish më mirë se ne.
Kjo shifër e frikshme mund të bIIokojë shumë shpejt spitalet dhe të krijojë gjendje aIarmante duke e dërguar para koIapsit krejt sistemin shëndetësor. Vendi ka ngecur shumë më vaksinim në krahasim me vendet tjera, përderisa tempo nuk është shtuar aspak. Madje, në vikend as që po jepen vaksina në shumicën e rasteve.
Kosova ishte vendi i vetëm që nuk kishte thuajse asnjë masë, përderisa verzioni Delta llogaritet që erdhi nga diaspora, që e vizituan Kosovën si asnjëherë më parë gjatë kësaj vere. Dasmat dhe klubet e natës vIonin, përderisa numri i rasteve u rrit nga më pak se në 10 raste në ditë në mbi 2100 brenda disa javësh.
Qeveria nuk ka bërë të ditur ndonjë plan për të ulur numrin e infektimeve të reja, duke lënë të hapura gjithçka deri sot. /Kosova ime