11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Çfarë është Ligji i Sheriatit dhe çfarë do të thotë për gratë në Afganistan?

Rekomandime

Talibanët thanë gjatë së martës se do të qeverisin Afganistanin sipas një interpretimi të rreptë të sistemit ligjor në Islam që quhet ndryshe si “Ligji i Sheriatit”.

Në konferencën e parë për media, pasi e morën kontrollin e Kabulit, një zëdhënës i talibanëve tha se çështje të tilla si mediet dhe të drejtat e grave do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islam”, por grupi nuk dha hollësi se çfarë do të thotë në praktikë.

- Advertisement -

Kur ata ishin për herë të fundit në pushtet, talebanët prezantuan ose mbështetën dënime të tilla si ekzekutimet publike të vr.asësve të dënuar dhe kurorëshkelës, shkruan BBC.

Çfarë është Sheriati?

Ligji i Sheriatit është sistemi juridik i Islamit. Ai rrjedh nga Kurani, teksti qendror i Islamit dhe fetvatë , që në islam do të thotë ekspertizë ligjore.

- Advertisement -

Fjalë për fjalë, Sheriati do të thotë “rrugë e qartë”.

Ligji i Sheriatit vepron si një kod jetese të cilit të gjithë myslimanët duhet t’i përmbahen, përfshirë lutjet, agjërimin dhe bamirësin për të varfrit.

- Advertisement -

Ai synon të ndihmojë myslimanët të kuptojnë se si ata duhet të udhëheqin çdo aspekt të jetës së tyre sipas udhëzimeve të Zotit.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Sheriati mund të informojë çdo aspekt të jetës së përditshme për një besimtarët mysliman.

Për shembull, një mysliman që pyet veten se çfarë të bëjë nëse kolegët e tyre i ftojnë në pijetore pas punës, mund t’i drejtohet një dijetari të Sheriatit për këshilla, për tu siguruar që ata të veprojnë brenda kuadrit ligjor të fesë së tyre.

Fushat e tjera të jetës së përditshme ku myslimanët mund t’i drejtohen Sheriatit për udhëzime që përfshijnë ligjin familjar, financat dhe biznesin.

Cilat janë disa nga dënimet e ashpra?

Ligji i Sheriatit i ndan veprat penaIe në dy kategori të përgjithshme: veprat penaIe “hadd”, të cilat janë KRlME të rënda me dënime të caktuara dhe KRlME “TAZlR”, ku dënimi lihet në diskrecionin e gjykatësit.

Veprat penale Hadd përfshijnë vjedhjen, e cila mund të dënohet me amputimin e dorës së autorit, dhe tradhtinë bashkëshortore, e cila mund të mbajë dënimin me vdekje me gurë.

Disa organizata islame kanë argumentuar se ka shumë masa mbrojtëse dhe një barrë të madhe provash në zbatimin e ndëshkimeve të haddit.

OKB -ja është shprehur kundër vdekjes me gurë, duke thënë se “përbën torturë ose trajtim ose dënim tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues dhe kështu është i ndaluar qartë”.

Jo të gjitha vendet myslimane miratojnë ose zbatojnë dënime të tilla për veprat penale?

Si merren vendimet?

Ashtu si çdo sistem ligjor, Sheriati është kompleks dhe praktika e tij varet plotësisht nga cilësia dhe trajnimi i ekspertëve.

Juristët islamikë nxjerrin udhëzime dhe vendime. Udhëzimi që konsiderohet një vendim ligjor formal quhet fetva.

Ekzistojnë pesë shkolla të ndryshme të ligjit të Sheriatit. Ekzistojnë katër doktrina sunite: Hanbali, Maliki, Shafi’i dhe Hanafi, dhe një doktrinë shiite, Shia Jaafari.

Pesë doktrinat ndryshojnë në mënyrën se si ata interpretojnë fjalë për fjalë tekstet nga të cilat rrjedh ligji i Sheriatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit